Telegrafi

Klubet angleze kanë borxh sa krejt klubet tjera bashkë

Sipas mediave angleze, në bazë të një studimi të fundit nga UEFA, klubet angleze kanë borxh prej 3.8 miliardë eurosh që është 56% e borxhit total të klubeve nga kontinenti i vjetër.

Ajo që është shqetësues në Angli është se vlera e klubeve është e përafërt me borxhin tyre.

Vendin e dytë e zënë klubet nga La Liga, të cilat kanë 978 milionë euro borxh, ndërsa vlejnë 2.8 miliardë euro, që do të thotë se vlera ndaj borxhit është 3:1.

Në Itali, borxhi i klubeve është afër 503 milionë euro, ndërsa vlera e tyre llogaritet 1.5 miliard euro. /Telegrafi/