Site icon Telegrafi

Klube të ndryshme sportive në Maqedoni përfituan mjete financiare nga Agjencia për Rini dhe Sport

Agjensioni i Rinisë dhe Sporti në Maqedoni, sot ka bërë publike emrat e 250 klubeve të cilat kanë përfituar mjete financiare nga buxheti i këtij agjensioni.

Bëhet fjalë për klube të cilat bëjnë gara në konkurencën e të rinjëve në 11 sporte të ndryshme dhe skuadrat e tyre kryesisht luajnë në elitën e sportit vendor.

“ Kjo masë ka për qëllim që tju ndihmojë dhe përkrahë klubet në të gjitha aktivitett e tyre. Gjithsesi edhe që ti motivojë klubet e tjera që në mënyrë plotësuese të investojnë në këto kategori me qëllim që në të ardhmen të shënojnë rezultate edhe më të mira. Gjithsesi edhe të shfrytëzojnë të mirat e kësaj mase“, tha Darko Kaevski drejtor i ARSM-së.

Këtyre klubeve iu ndanë 22.5 milion denarë, të cilat ARSM-ja, me vendim të qeverisë i kishte tërhequr nga llogarija e Federatës së Boskit të Maqedonisë. Më së shumti kanë përfituar klubet e futbollit, basketbollit dhe hendbollit të cilëve iu takuan 2.7 milion denarë, ndërsa Federata e Sporteve shkollore mori 1.5 milione euro./Alsat-M/Telegrafi/

Exit mobile version