Site icon Telegrafi

Klosi kundër legalizimit të prostitucionit (Video)

Këtë javë në rubrikën “Intervistë” në emisionin “Thumb” nga Aulona dhe Fatma, ka qenë i ftuar ministri shqiptar i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Gjatë kësaj interviste ministri ka treguar se nuk është aspak dakord me legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.

Ai është pyetur nga gazetaret në qoftë se është dakord për një “Red light District” në Tiranë dhe ai është përgjigjur se është kategorikisht kundër kësaj gjëje.

“Unë jam kundër, sepse nuk jemi një shoqëri që të përgatitemi dhe të pranojmë këtë legalizim. Jemi shoqëri që kemi nevojë të edukohemi vet, të bëhemi një shoqëri e fortë dhe pastaj të pranojmë zhvillimin e disa aktiviteteve që nuk ndikojnë në mentalitetin e të tërës”, është shprehur ministri.

Exit mobile version