Telegrafi

Klose shënjestron titullin e Bundesligas

“Objektivi ynë është ta fitojmë Bundesligan. Nuk mund të jemi të lumtur nëse zëmë vendin e dytë. Ndërsa, po ashtu dëshirojmë të arrijmë sa më shumë në garat tjera.

“Gjëja më e rëndësishme është që ta praktikojmë atë që kërkon trajneri nga ne. Rezultatet e ndeshjeve parasezonale nuk janë të parëndësishme, mirëpo ato nuk janë prioritet për ne. Mendoj se duhet të jemi të kënaqur në këtë fazë parasezonale”, ka thënë Klose për faqen zyrtare të Bayernit.