Telegrafi

Klose pritet t’i jap fund aventurës me Lazion

Sulmuesi i njohur gjerman Miroslav Klose këtë fundjavë do të zhvillojë ndeshjen e fundit me fanellën e Lazios.

Gjermani të dielën do të përshëndetet me tifozët e klubit romak në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Stadio Olimpico.

Klose ka shënuar gjashtë gola sivjet në Serie A, në vetëm 13 ndeshje të zhvilluara si startues.

Largimi nga Lazio, të cilit klub iu bashkua më 2011 nga Bayerni, u konfirmua sot nga klubi.

Klose akoma nuk ka konfirmuar se a do të vazhdojë karrierën apo do të pensionohet në fund të sezonit kur i skadon kontrata.