Telegrafi

Klose nuk besonte se Strakosha do të bëhej portier i parë te Lazio

Thomas Strakosha. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Thomas Strakosha është portieri i parë i skuadrës së madhe italiane Lazio.

Portieri shqiptar është bërë shumë i rëndësishëm dhe ndër më të mirët në Serie A.

Por legjenda gjermane Miroslav Klose ka thënë se nuk ka besuar që një dit Strakosha do të bëhej portieri i parë te Lazio.

Klose ka deklaruar se do të vendoste bast gjithë shpenzimet e tij që kjo gjë nuk do të ndodhte.

“Befasia e vërtetë për mua është Strakosha, kur unë isha atje, ai ishte portieri i tretë dhe sinqerisht do të kisha vënë bast të gjitha kursimet e mia, se ai nuk do të mund të bëhej titullar”.

“Nuk tregonte siguri, por ai tregon se duhet të japim hapësira për të rinjtë dhe t’u japim atyre kohë për t’u rritur”, tha Klose.

Përveç që po mbron rregullisht te Lazio, Strakosha është i rëndësishëm edhe te Kombëtarja e Shqipërisë. /Telegrafi/