Site icon Telegrafi

Klopp tregon rregullin e veçantë të Liverpoolit për shtatë lojtarët e tij që do të jenë në Kupën e Botës

Liverpooli do të luajë në shtëpi kundër Southamptonit në xhiron e 16-të të Ligës Premier të shtunën në orën 16:00, pas së cilës lojtarët e tyre do të shkojnë në kombëtaret e tyre në Kupën e Botës.

Liverpooli ka shtatë lojtarë të kombëtares në Katar, dhe pjesa tjetër e ekipit do të përgatitet në Dubai aty pranë Katarit.

Alisson dhe Fabinho do të luajnë për Brazilin, Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson do të luajnë për Anglinë, Ibrahima Konate është me Francën, Van Dijk me Holandën dhe Darwin Nunez do të luajë për Uruguain e tij.

Por të gjithë do të duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me Jurgen Klopp.

“Ne kemi një rregull të qartë kur bëhet fjalë për ndeshjet e kombëtares. Lojtarët duhet të më kontaktojnë pas çdo ndeshje dhe të më thonë se si ndihen dhe nëse kanë dhimbje. Ne do të jemi në Dubai dhe nëse një nga lojtarët lëndohet dhe duhet të largohet nga kampi i Kombëtares, ai mund të vijë menjëherë tek ne”, ka thënë Klopp.

Ai tregojë se pse Liverpooli e ka zgjedhur Dubain për të qëndruar gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.

“Ne duhet të jemi në kontakt me lojtarët dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ne zgjodhëm Dubain pikërisht për të qenë afër nëse njëri prej tyre duhet të largohu nga Kupa e Botës ose do të ndodhë”, deklaroi ai.

Pauza në Ligën Premier do të zgjasë një muaj e gjysmë.

Pas Kupës së Botës, lojtarët do të kenë vetëm pak ditë për t’u rikthyer në klubet e tyre, pasi kampionati vazhdon në Boxing Day, pra ndeshjet tradicionale të fund dhjetorit. /Telegrafi/

Exit mobile version