Telegrafi

Klopp: Sturridgen nuk do ta trajtoj si portokall

Jurgen Klopp ka insistuar se do të vazhdojë të kontrollojë lojën e sulmuesit të Liverpoolit, Daniel Sturridge.

Anglezi është përballur me lëndime të njëpasnjëshme, por në ndeshjet e fundit ai ka treguar një formë të mirë, ndërsa trajneri gjerman ka thënë se do të vazhdojë ta monitorojë ecurinë e 26-vjeçarit.

“Nëse ju mendoni se Daniel Sturridge mund të luajë që nga minuta e parë e deri në fund të ndeshjes në nëntë ndeshjet e fundit, mirë”, ka thënë Klopp në konferencën për medie.

“Po, ai është në formë të mirë. E di këtë. Më e mira për ne, për të dhe për Anglinë është që ta mbajmë në formë të mirë që prej ardhjes sime këtu”, ka shtuar trajneri gjerman.

“Tani mund të themi: ‘Oh Zot, Danieli është kthyer, le ta angazhojmë deri në fund’, apo jo? Nëse mendoni kështu shkruani, nëse jo, mos më pyesni përsëri për këtë”.

“Por ende, pas një periudhe të gjatë, ju nuk mund ta trajtoni atë si portokall dhe të nxirrni lëng nga ai çdo herë”.