Telegrafi

Klopp: Pep, Bayerni nuk është Barcelona!

Ish-trajneri i Blaugranëve nga sezoni i ardhshëm do ta marrë drejtimin e bavarezëve, ndërsa njëri nga rivalët e tij të ardhshëm thotë se spanjolli duhet ta dëshmojë veten edhe me lojtarë të kalibrit më të vogël.

“Gjëja më mbresëlënëse është mënyra si luan Barca në sulm. Messi shënon dhe gëzohet sikur të ishte goli i tij i parë”.

“Puyol është i jashtëzakonshëm, një stil shokues flokësh, por një super-lojtar, në radhë të parë një qenie njerëzore me një zemër të madhe. Ai e thyen bërrylin dhe kthehet në lojë pas dy javësh”.

“Ata janë më të mirët në botë dhe kjo ishte nxitur nga Pep, kuptohet. Ka bërë një punë të shkëlqyer”.

“Mirëpo, ai nuk do t’i ketë gjithmonë lojtarët e tillë te secili klub dhe ai e di këtë. Tash, duhet të na mësojë se duhet të veprojmë kur lojtarët janë më pak të mirë”, ka deklaruar Klopp për El Pais. /Telegrafi/