Telegrafi

Klopp: Nuk e dua Hartin te Livepooli, kam dy portier të fortë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ofrojë në skuadër portierin e Torinos, Joe Hart.

Portieri i Manchester Cityt është në huazim te Torino dhe kërkon kthimin në Angli.

Por dera për të është mbyllur nga Liverpooli.

“Më pyesni gjithmonë për portier, por kurrë nuk e thoni emrin. A është Joe Hart?”, ka thënë Klopp.

“Ai është një portier fantastik, portieri i kombëtares së Anglisë, ka cilësi të larta”..

“Nuk është për ne në këtë kohë dhe shpresojmë jo edhe në të ardhmen – jo për të Joe, por sepse ne tashmë kemi dy portierë të fortë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/