Telegrafi

Klopp: E kam ditur që Fellaini nuk do të ndëshkohet

Jurgen Klopp ka pranuar se ishte në dijeni që mesfushori belg, Maroune Fellaini nuk do të ndëshkohej për ndeshjen kthyese në Ligës së Evropës.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Fellaini pati një kacafytje me lojtarin e Liverpoolit, Emre Can, teksa reprezentuesi belg nuk u ndëshkua për sjelle jo-sportive gjatë ndeshjes.

“A jam i befasuar që ai do të luaj kundër nesh? Jo. Ishte një situatë me këndvështrime të ndryshme”.

“Shumë njerëz tek UEFA kanë thënë që ishte një situatë normale”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Liverpooli në takimin e parë triumfoi me rezultat 2:0 në Anfield Road. /Telegrafi/