Telegrafi

Klopp: Dua të bëhem ‘Mourinho i ri’ i Guardiolas

“Dua të bëhem Mourinho i ri i Guardiolas. Duam të jemi kundërshtarë të papëlqyer për Bayernin në vitet e ardhshme”.

“Nëse unë nuk i pëlqej Guardiolas gjatë ndeshjes apo për shkak të rezultatit, ky nuk do të jetë problem për mua”.

“Sidoqoftë, nuk besoj se Pep ka ndjenja të këqija për rivalët e tij. Mendoj se do të shkojë shumë mirë me të. Kam marrëdhënie të mira me Mourinhon gjithashtu”, ka thënë Klopp për Bild. /Telegrafi/