Telegrafi

Klopp dëshiron që Shaqiri mos të udhëtojë me skuadrën në Beograd

Foto: Getty Images

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ajo ndaj Crvena Zvezdas në Beograd.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për ecurinë e Grupit C në Ligën e Kampionëve, duke ditur që dallimi në pikë mes skuadrave është shumë i vogël.

Tifozët shqiptarë këtë sezon kanë një arsye më shumë për të ndjekur skuadrën e Jurgen Klopp pasi pjesë e saj është Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e tij ndaj Serbisë në Botëror (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Por, sipas Telegraph ylli nga Kosova nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë drejt Beogradit për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas.

Trajneri gjerman është i njohur mirë me situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu i njoftuar se Shaqiri golin ndaj Serbisë në kampionatin Botëror e ka festuar me shqiponjë dhe kështu për arsye sigurie pritet ta pushojë 27-vjeçarin.

Lexo po ashtu Federata e Zvicrës zgjedh golin e Shaqirit ndaj Serbisë si më të mirin për vitin 2018

E gjitha kjo për lojtarin nuk është fare problem dhe ai është i gatshëm të udhëtojë me skuadrën.

Para ndeshjes së parë Shaiqir kishte thënë se del në fushë për të luajtur futboll dhe e duron paproblem presionin. /Telegrafi/