Liverpooli do të përballet me Aletico Madridin, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.
The Reds kanë pësuar humbje nga Los Colconeros në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.
Trajneri Jurgen Klopp ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp, ku nuk kanë munguar pyetjet për coronavirusin.
Këtë herë ishte një gazetar që jetonte në Spanjë dhe kishte ardhur për të pyetur trajnerin e Liverpoolit sesa i shqetësuar ishte për këtë infeksion ngjitës dhe për lojtarë e tij, pasi dihet që në futboll ka edhe shumë kontakte fizike mes futbollistëve, e që nuk mund të evitohen edhe në rastet kur mbyllen stadiumet.
“Ju fluturuat nga Madridi këtu. Kjo është ajo që mua nuk më pëlqen. Ju fluturoni nga Madridi, vini këtu dhe më bëni mua këtë pyetjen”.
“Atje ka shkolla të mbyllura dhe padyshim që jeni të shqetësuar”.
Jurgen Klopp continues to murder media members who ask him about the coronavirus. pic.twitter.com/6aBl52ytBQ
— Clay Travis (@ClayTravis) March 10, 2020
“Ne luajmë futboll, por nuk mund ta ndalojmë përhapjen e virusit me futbollin. Të luash futboll, pra vetëm një lojë. Ne nuk jemi shoqëri, jemi pjesë e shoqërisë dhe të gjithë duhet të shqetësohemi në të njëjtën kohë”.
“Lojtarët janë të shëndetshëm, përse të nisim e të shqetësohemi? Është mirë për ju, është mirë për mua që nuk i shtrëngojmë duart tani”.
“Është e rëndësishme që 22 lojtarë të shëndetshëm të japin një sinjal të mirë edhe për shoqërinë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/