Telegrafi

Klopp: Alisson është afër rikthimit

Jurgen Klopp ka treguar se portieri Alisson është gati për tu kthyer në stërvitje me Liverpoolin pas lëndimit.

Alisson nuk luan që nga ndeshja hapëse në Ligën Premier ndaj Norwich Cityt në 9 gusht, kur fituan 4-1.

U prit që Alisson të mungojë pak ditë, por shkuan më shumë se një muaj.

“Duket se Alisson është shumë afër të kthehet, por fjalën e fundit do ta thotë stafi mjekësor”.

“Nuk është gati për nesër [ndaj Sheffield United]. Ndoshta ai do të stërvit me ekipin nga e diela. Ai është afër”, ka thënë Klopp.  /Telegrafi/