Telegrafi

“Kloni” i Michael Jackon jeton në Spanjë, imazhet e tij pushtojnë rrjetet sociale (Foto)

Një fotografi e postuar Twitter nga një vajzë ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh.

Lourdes Zavaleta ka publikuar fotografinë e “të dashurit të saj” duke zbuluar ngjashmërinë e pabesueshme midis tij dhe mbretit të popit Michael Jackson.

Postimi i 21-vjeçares është bombaruar nga komente të shumta të përdoruesve të tjerë të Twitter, të cilët kanë mbetur të tronditur, për vetë faktin se ngjajnë identik.

“I dashuri im është kaq i mirë, shikoni selfien që sapo më dërgoi”, shkruan ajo.

Djali në foto është Sergio Cortes, një muzikant spanjoll i cili jo vetëm që duket si kloni i Jackson këndon, kërcen dhe performon identik si ai.

Muzikanti është aktualisht në turne në Amerikën e Jugut për shfaqjen e tij Live Tribute për yllin e Popit dhe nuk ka komentuar në lidhje me foton e tij që ka pushtuar mediat online.

Ndërkohë që komentet vazhdojnë, vetëm pak njerëz e dinë që njeriu në fjalë nuk ishte në të vërtetë i dashuri i Lourdes. Në fakt vajza nuk kishte asnjë ide se kush ishte personi në foto që e gjeti në internet dhe e postoi si shaka midis miqve.

“Për fat të keq nuk është i dashuri im. Kam gjetur foton e tij në Twitter,”-ka thënë vajza për Daily Mail. “Ky postim ishte thjesht një shaka midis meje dhe miqëve. Nuk mendoja se do ta shikonin aq shumë njerëz dhe do ta besonin”. /oranews/