Telegrafi

Kloni i iPhone 4S, me Android ICS

Siç edhe mund të vërehet në fotografi, klonimi më i ri i iPhone duket mjaft ngjashëm me Apple iPhone 4S. por që dallimi është se versioni i kopjuar i telefonit të famshëm nuk mbështetet në sistemin operativ iOS, por përdor platformën mobile të Google, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Pajisja e cila nuk ka emër, por njihet si kloni i iPhone 4S mbështetet nga procesori 7227-T HTC Touch, ka dy kamera, 512MB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme, ndërsa edhe ndërfaqja e telefonit është përshtatur ti ngjajë iPhone 4S. / Telegrafi /