Telegrafi

KLMDNJ: Shtrenjtimi i rrymës godet të varfrit

“KLMDLNJ-ë, në janar pati reaguar kundër paralajmërimit të ZRREE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike dhe pati kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta hedhë poshtë këtë kërkesë që më së shumti do t’i rrezikojë kategoritë e varfra”.

Në ndërkohë sipas KLMDNJ-së Qeveria mori vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet duke siguruar që nga ky shtrenjtim nuk goditen të varfrit por shpenzuesit e mëdhenj , bizneset.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës në muajin janar dhe shkurt kanë pranuar fatura të fryra dhe u është pamundësuar të kenë qasje në pasqyrën e shpenzimeve reale. Kjo ka qenë dhe është shkelje e të drejtave të njeriut, të drejtave të konsumatorit” .

KLMDNJ ka vlerësuar se, furnizimi me energji elektrike këtë vit është dukshëm më i mirë se vitin e kaluar dhe për këtë ka vlerësuar angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë për Energjetikë.

“Në rrethanat e krijuara, pas shtrenjtimit të energjisë elektrike pikërisht të varfrit do të rrezikohen edhe më shumë ndërkaq që bizneset edhe ashtu nuk kanë qenë pagues të rregullt të faturave për energjinë e shpenzuar. Qeveria e Kosovës është dashur të hartojë programe sociale për të varfrit, ta bëjë kategorizimin e tyre dhe t’i lirojë nga borxhet e akumuluara Edhe për bizneset është dashur të krijojë rrethana lehtësuese në mënyrë që ata ta zhvillojnë biznesin e tyre dhe të tërheqin investitorë të huaj”.

Sipas KLMDNJ-së, me shtrenjtimin e rrymës nuk do të përmirësohet buxheti i KEK-ut . Ky shtrenjtim, përveç të varfërve drejtpërdrejtë i godit edhe konsumatorët që e paguajnë rrymën rregullisht. /Telegrafi/