Site icon Telegrafi

“Klluberi” më i vogël në botë

Djaloshi është i lidhur në ulëset për foshnje, ndërsa babai ia lëshon muzikën. Babai i tij DJ Michael 25 vjeçar i befasuar filloi ta xhirojë të birin derisa po vallëzonte nën ritmin e muzikës së tij të preferuar.

Holly 20 vjeçare, nëna e Fredit të vogël, deklaroi se Michael e ka incizuar të birin për tua treguar shokëve se ai vërtet është i talentuar.

Shpejt videoja përfundoi në YouTube me titull “Fred The Raver”, ndërsa britaniku dyvjeçar bëri shumë adhurues. Përveç lëvizjeve të vallëzimit, Fred befasoi adhuruesit edhe me grimasat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version