Site icon Telegrafi

Kllokoti, komuna që kanë dalë më së shumti votues, Prizreni i fundit në radhitje!

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të publikuara në uebfaqen e KQZ-së-deri në orën 15:00 – kanë votuar rreth 24.45 për qind e atyre që kanë të drejtë vote.

Në bazë të këtyre të dhënave, komuna në të cilën qytetarët ia janë përgjigjur më së shumti procesit të votimit, është Kllokoti me 41, 93 për qind, derisa komuna që ka pasur më së paku votues, deri në orën 15:00, është Prizreni, me 19,44 për qind.

Ndryshe, sot në 19 komuna është duke u mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave. /Telegrafi/

Exit mobile version