Telegrafi

Klitschko tallet keq me Tyson Furyn

Kampioni i WBA Super, WBO dhe IBF për peshat e rënda Wladimit Klitchko që ka një rekord të jashtëzakonshëm me 64 fitore dhe tri humbje, prej tyre 53 me nokaut, do t’i mbrojë këta tituj me 28 nëntor.

Ukrainasi me nënshtetësi gjermane ka nxjerrë një foto në rrjetin e tij ‘facebook’ pas ushtrimeve në pishinë, duke ja dedikuar një status kundërshtarit të radhës.

“Tayson, sa runde i bëri goja jote sot?”, ishte pyetja e Wladimirit në drejtim të Fury.

Ukrainasi gjatë gjithë kohës prej që është vendosur meçi e ka konsideruar anglezin 27 vjeçar si njeri që flet shumë. /Telegrafi/