Telegrafi

Klitschko i ngazëllyer për duelin ndaj Povetkin

“Unë jam mjaft i kënaqur që kemi arritur marrëveshjen për ta zhvilluar këtë duel”, theksoi Klitschko në faqen zyrtare të organizatës së tij K2.

Ky duel i aranzhuar i Wladimir Klitschkos, e bën të pamundur takimin me David Haye, që në prill kishte thënë se është në negociata me menaxherët e Klitschkos për një duel të mundshëm.

Atëkohë të dy i shkëmbyen njëri-tjetrit mesazhe kërcënuese, por që nga prilli, pak është dëgjuar për ndonjë duel mes ndonjë prej vëllezërve Klitschko dhe britanikut David Haye. /Telegrafi/