Telegrafi

Klitschko frikësohet nga Sosnowski?

“Ai do të bëjë gjithçka për të ma marrë titullin. Unë ndjehem në top formë, unë jam mirë i përgatitur, por unë nuk do ta nënçmoj atë”.

“Pres që Albert Sosnowski të jetë në formën e tij jetësore. Përqindja e ‘knockouteve’ tek unë është 97 %, kështu që mundësia për një fitore të hershme është 97%”, deklaroi 38-vjeçari që do të përballet me polakun në gjermani të shtunën.

Pas këtij dueli, vëllezërit Klitscho pritet të përballen me njeriun e vetëm që mund t’ua cenoj dominimin atyre, britanikun David Haye. /Telegrafi/