Wladimir Klitschko ka filluar luftën e fjalëve me kampionin e peshave të rënda, Tyson Fury, derisa po përgatiten për rimeçin e tyre që do të zhvillohet në muajin korrik.
Dyshja u përball në Dusseldorf nëntorin e vitit të kaluar për titujt WBA, WBO dhe IBF, por Fury i rikthye në Angli si kampion i botës, pasi mposhti ukrainasin.
Vendimi unanim për Furyn i dha fund shkëlqimit 20-vjeçar të Klitschkos, por anglezi ka fyer shpesh ukrainasin me fjalë.
Duke folur për talkSPORT, Klitschko ka thënë: “është turp për sportin e boksit që ka një kampion si Tyson Fury”.
“Nuk pranoj asgjë që del nga goja e tij, që është turpëruese për shumë njerëz. Deklaratat e tij nuk i ngjasojnë një kampioni të peshave të rënda që jemi mësuar ta shohim gjatë viteve të fundit”.