Telegrafi

Klitschko: Do ta shqyej Sosnowskin

Vitali Klitschko është bartës i brezit të kategorisë së rëndë në WBC dhe ai do të duhet ta mbrojë këtë titull kur të përballet me Sosnowskin. Përvoja është në anën e Sosnowskit përkundër se është shtatë vjet më i ri. Megjithatë, Klitschko ka mposhtur disa kundërshtarë të nivelit të lartë.

“Jam më i forti në botë dhe kushdo që do të vijë të përcjellë duelin i premtoj një paraqitje të paharrueshme nga ana ime. Unë do të heq dorë nga ky brez kur të them unë dhe këtë nuk do ta bëj kurrë. Unë do ta shqyej Sosnowskin”.

“Muhamed Aliu e pati këtë brez. Mike Tyson dhe Lennox Lewis ishin gjithashtu pronarë të tij. Jam takuar me Sosnowksin dhe unë pashë urinë në sytë e tij. Ai e dëshiron titullin”.

“Ai ka boksuar më shumë se unë dhe ka më shumë përvojë në kategorinë e rëndë. Unë jam i kënaqur me këdo që më del përpara, sepse unë jam fitues”, përfundoi Klitschko. /Telegrafi/