Telegrafi

Me klipin e ri, Miley Cyrus thotë se ka ndryshuar (Video)

Miley Cyrus pohon se ka ndryshuar, së paku këtë e ka thënë përmes këngës së re me titull “Younger Now”.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të gjashtë, ndërsa ia ka realizuar edhe videoklipin.

“Askush nuk mbetet njësoj” – thotë Miley në këngën e shoqëruar me koreografi që ngjan me ditët e saja në rolin e Hannah Montana.

Lexo po ashtu Miley Cyrus ka hequr dorë nga marihuana

“Shpresoj që përmes punës sime gjithmonë do të arrij që të nxis buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Gëzohem që deri në fund të jetës do të bëj muzikë dhe çdo ditë jam falënderuese që ka njerëz që e dëgjojnë muzikën time”.

“I dhuroj botës dashuri dhe paqe, sepse kjo është ajo për të cilën kanë nevojë më së shumti”, ka shkruar Cyrus në postimin e saj kur e ka paralajmëruar këngën.

Ndryshe, për 24 orë, videoja muzikore e “Younger Now” ka kaluar shifrën prej shtatë milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/