Miley Cyrus pohon se ka ndryshuar, së paku këtë e ka thënë përmes këngës së re me titull “Younger Now”.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të gjashtë, ndërsa ia ka realizuar edhe videoklipin.
“Askush nuk mbetet njësoj” – thotë Miley në këngën e shoqëruar me koreografi që ngjan me ditët e saja në rolin e Hannah Montana.
“Shpresoj që përmes punës sime gjithmonë do të arrij që të nxis buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Gëzohem që deri në fund të jetës do të bëj muzikë dhe çdo ditë jam falënderuese që ka njerëz që e dëgjojnë muzikën time”.
“I dhuroj botës dashuri dhe paqe, sepse kjo është ajo për të cilën kanë nevojë më së shumti”, ka shkruar Cyrus në postimin e saj kur e ka paralajmëruar këngën.
Ndryshe, për 24 orë, videoja muzikore e “Younger Now” ka kaluar shifrën prej shtatë milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/