Telegrafi

Klipi i ri i Lady Gagas, “Stupid Love” është xhiruar me iPhone 11 Pro

(Foto: Theo Wargo/Getty Images for AT&T/Guliver)

Lady Gaga e ka publikuar këngën e re, “Stupid Love”, të cilën e ka shoqëruar me video muzikore. Është interesant fakti që xhirimi i klipit është bërë me iPhone11 Pro

Para publikimit të projektit të ri, këngëtarja i kishte shpërndarë disa paraqitje të shkurtra, ndërsa edhe Apple e ka vënë klipin në kanalin e vet në YouTube.

Pos 33-vjeçares, veprim të ngjashëm ka bërë edhe Selena Gomez, e cila kishte përdorur iPhone 11 Pro për xhirimin e videos së këngës “Lose You to Love Me”.

“Stupid Love” është kënga e parë e Gagas, pas suksesit të madh me filmin “A Star is Born”, me të cilin arriti suksese të mëdha edhe përmes temave muzikore,

Apple në të kaluarën ka bashkëpunuar me Lady Gagan kur ajo kishte interpretuar në Apple Park në maj të vitit 2019. /Telegrafi/