Bashkëpunimi i shumëpritur i Era Istrefit me French Montanan u lansua para dy ditësh dhe kënga tashmë është duke u pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve.
“No I Love Yous” titullohet kënga e re, e cila u publikua me 29 shtator në kanalin e shpërndarjes së videove, YouTube.
Dhe që në ditën e dytë pas lansimit, videoklipi është shikuar më shumë se një milion herë nga pëlqyesit e muzikës së dyshes.
Shqiptarja që po ndërton famë botërore është shprehur e kënaqur me këtë arritje dhe i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale.
“E lumtur, një milion ‘No I Love Yous’, faleminderit”, ka shkruar Era në postimin e saj që e ka shoqëruar me një fotografi atraktive.
Në ndërkohë, ditë më parë, këngëtarja nga Prishtina e ka publikuar një imazh me një pozë mjaft joshëse.
Ajo ka vënë në plan të parë gjithë trupin e saj, ndërkohë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në Instagram. /Telegrafi/