Sinan Vllasaliu e ka publikuar këngën e re me titull “Ciao” dhe kësaj radhe ka ardhur me videoklip.
Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Virusi dhe Massive, ndërsa tekstin e ka shkruar Ghulo.
Max Production është angazhuar për realizimin e anës vizuale të kësaj kënge. Ndërkaq, projekti është prodhim i EmraCom.
Ndryshe, vetëm një ditë më parë, u lansua versioni audio i këngës me titull “OK”. /Telegrafi/