Telegrafi

Klip gazmor: Një vajzë iu afrua për ta përkëdhelur, por kali e zhveshi me një lëvizje

Annchen Augustine është një vajzë, hobi i së cilës është kalërimi

Ajo ngarkon rregullisht klipe me kuaj në profilin e saj në TikTok, ku ka më shumë se dy milionë ndjekës.

Megjithatë, ky klip tërhoqi vëmendje të veçantë, transmeton Telegrafi.

Annchen iu afrua një kali, ndërsa kishte veshura tuta ulliri. Kali ishte i interesuar për varësen që ajo kishte, prandaj e kapi me dhëmbë dhe e hapi zinxhirin.

Ky është truku i tij i preferuar – ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Ky klip deri më tani është parë nga mbi 20 milionë njerëz dhe reagimet kanë qenë gazmore.

#equestrian ♬ original sound – Tr3nty

/Telegrafi/