Michael Buble me plot gëzim njoftoi javë më parë se trajtimi i djalit të tij trevjeçar, Noah, po përparonte shumë mirë kundër kancerit të mëlçisë.
Ndërsa tash këngëtari ka akoma më shumë arsye për të festuar pas rikthimit muzikor që bëri duke lansuar videon e këngës “I Believe In You”.
41-vjeçari i ka bërë fansat që të qajnë me klipin e ri, i cili ka temë një çifti që rriten bashkë.
Videoja nis me një vajzë dhe një djalë të vogël, të cilin fansat e kanë krahasuar me djalin e Buble.
Romanca e tyre e ëmbël vazhdon teksa djaloshi i sjell një buqetë me lule, pastaj mbahen për dore dhe vazhdojnë të lumtur së bashku.
Më tej, çifti martohet dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa në refren, Buble thotë se beson në fillimet e reja dhe në gjërat e mira. /Telegrafi/