Telegrafi

Klinsmann hesht në lidhje me Liverpoolin

Redsat po kalojnë një formë të dobët në Ligën Premier, ndërsa tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. Për këtë arsye ka filluar të luhatet stoli i trajnerit Rafael Benitez.

Njëri nga pronarët e klubit, Tom Hicks ka pranuar se ka biseduar me ish-trajnerin e Bayern Munichut, mirëpo vetë Klinnsman nuk pohon asgjë.

“Gjithmonë ka thashetheme… Pas Kampionatit Botëror, besoj se do të jem diku tjetër (jo në Bundesliga)”, ka thënë Klinnsman për Bild. /Telegrafi/