Telegrafi

Klinsmann: Benitez, njeriu i duhur për Interin

Klinsman shënoi 40 gola në fanellën e Interit prej vitit 1989 deri në vitin 1992, ndërsa është i kënaqur për tifozët Nerazzur dhe suksesin e arritur në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë. Ai mbështeti emërimin e Benitezit në postin e trajnerit.

“Presidenti Massimo Moratti e bëri zgjedhjen e duhur kur është dashur ta zëvendësojë Mourinhon në pankinë. Unë i dëshiroj Benitezit fat, pasi që ai është mirë i përgatitur dhe një trajner kompetent. Interi po vjen nga një vit i jashtëzakonshëm dhe jam vërtetë i lumtur për tifozët e Interit, pasi që ata e merituan një kënaqësi të tillë”, tha Klinsmann për RaiSport. /Telegrafi/