Një burrë që u shpall klinikisht i vdekur, ka filluar të japë shenja jete disa minuta para se organet e tij të dhuroheshin.
Ryan Marlow nga Karolina e Veriut, i kaloi dy javë në spital për shkak të listerisë, një infeksion i rrallë bakterial, para se mjekët ta shpallnin klinikisht të vdekur, transmeton Telegrafi.
Gruaja e tij Megan zbuloi siç i është thënë, se gjendja shëndetësore e bashkëshortit u përkeqësua si pasojë e dëmeve në tru, që solli deri te “vdekja”.
Duke marrë parasysh se Marloë ishte regjistruar si donator organesh, mjekët i thanë gruas së tij se trupi i tij, do të mbahet në aparaturë që do ta mbante gjallë derisa të gjejnë persona që do të merrnin zemrën, mushkëritë dhe mëlçinë.
Familja kishte aranzhuar një takim në spital gjatë 30 gushtit për t’u përshëndetur me Ryanin. Megjithatë, në momentin kur familja po i tregonin një video të tre fëmijëve të tij, mbesa e Megan vërejti se Ryan kishte lëvizur gishtërinjtë e këmbëve.
“Po qaj dhe nuk dua që të kem shpresa të rrejshme. Kjo ndodh kur njerëzit janë klinikisht të vdekur. Ka gjasa të jenë reflekset”, tha ajo në Facebook, ku dokumentoi historinë e tij.
E pavarësisht kësaj, ekipit të mjekëve u tha se dëshiron të testojë funksionet e trurit të bashkëshortit të saj.
“Ekipi i mjekëve qëndroi atje duke pritur që ta marrin. Iu afrova një infermiereje dhe i thashë që t’i anulojnë të gjitha. Desha që të kryhen të gjitha testet për t’u siguruar nëse është vërtet i vdekur”, shtoi ajo.
Doli se CT-ja e Ryan ka treguar se akoma ekziston rrjedhja e gjakut në trurin e tij – që do të thotë se ai ishte “në komë të thellë”.
“Për shkak të rrethanave të pazakonta, u formua komisioni i ekspertëve që zbuluan se ku kishin gabuar. Bashkëshorti im, në fakt nuk kishte vdekur. Do t’ju tregojë tërë rrëfimin një ditë tjetër, por Ryan nuk është klinikisht i vdekur. Atë e mbajti Perëndia këtu”, shtoi gruaja e tij.
E pavarësisht që bashkëshorti i saj vazhdonte të jepte shenja jete siç janë rrahja e shpejta të zemrës, akoma nuk reagon në disa gjëra dhe gjendja e tij është e paqartë.
Ndryshe, listeria fitohet me konsumimin e ushqimin që përmban bakteret me të njëjtin emër – përfshirë mishin dhe produktet e qumështit. /Telegrafi/