Telegrafi

Klinika “Zhan Mitrev” do të vazhdojë me operacionet në zemër

Nga klinika “Zhan Mitrev” kanë dalë me qëndrim rreth ndodhive të fundit, pas dorëheqjes së mjekut Vladimir Çadikovski i cili ishte transferuar në këtë klinikë pas marrëveshjes mes Fondit për Sigurim shëndetësor në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Klinika ‘Zhan Mitrev’ para më shumë se njëzet viteve ka nënshkruar marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor për intervenime kardiovaskulare. Prej atëherë, në vazhdimësi bëhen operacione të llojeve të ndryshme kardiovaskulare. Deri tani janë trajtuar mbi 1000 intervenime për anomali në zemër të të rriturve, fëmijëve dhe foshnjave. Modeli i tanishëm i kardiokirurgjisë për fëmijë është duke vazhduar pa problem. Para disa ditëve është bërë një operacion i rrallë në zemrën e një fëmiu të porsalindur. Për momentin janë duke u bërë plane për mbi 20 raste për javët e ardhshme. Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë do të vazhdojë” thonë nga Klinika “Zhan Mitrev”.

Përndryshe, në “Zhan Mitrev” dje për herë të parë në Maqedoni me sukses është realizuar një nga operacionet më të vështira dhe më komplekse në zemër tek fëmijët. /Telegrafi/