Telegrafi

Klinika “Zhan Mitrev”: Ndarja tradicionale e çmimeve për infermierët më humanë

Në javën e profesionit të infermierisë, e cila i paraprin Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve më 12 maj, u zhvilluan aktivitete të shumta humanitare, si dhe një akademi formale e organizuar nga Unioni i Shoqatave të udhëhequr nga Shoqata e Infermierëve, Teknikëve, Mamive dhe Infermierëve Stomatologë. “ZA NAS”.

Në këtë manifestim tradicional u ndanë çmime për infermierët teknikë më humanë të përzgjedhur nga institucionet ku ata punojnë.

Nga klinika jonë, kjo mirënjohje shkoi për Andreja Sërbinovskin – Teknik i diplomuar mjekësor dhe shef i departamentit për kujdes gjysëm intensiv dhe ambulancat.

Në ndarjen e këtij çmimi morën pjesë një numër i madh pjesëtarësh të këtij profesioni, si dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Kulturës, por edhe të ftuar të shumtë nga komuniteti jomjekësor.

Ne e urojmë dhe e përgëzojmë kolegun tonë Andreja Sërbinovskin për punën dhe kontributin e tij.