Telegrafi

Klinika Zhan Mitrev: Gjykata Penale ka marrë vendim për bllokimin xhirollogarive të spitalit

Klinika Zhan Mitrev ka lëshuar një deklaratë për media në të cilën thuhet se Gjykatës Penale ka nxjerrë aktgjykim pa gjykuar fare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Klinika Zhan Mitrev ka dërguar një deklaratë për media në të cilën shkruhet se Gjykata Penale e ka nxjerrë aktgjykimin pa gjykim, “Gjyqtarja Lidija Petrovska ka marrë vendim me të cilin spitali ynë duhet të ndalojë me punë”, shkruajnë nga Klinika.

Nga atje shtojnë se Klinika Zhan Mitrev kërkon të informojë publikun se një ditë para se të fillon gjykimi, Gjykata Penale ka marrë vendim për përcaktimin e masave të propozuara që parashikojnë bllokimin e plotë të xhirollogarive të spitalit.

“Theksojmë se masat e marra bllokojnë plotësisht funksionimin e Spitalit Zhan Mitrev, i cili është një organizatë shëndetësore me interes publik”, thonë nga klinika./Telegrafi/