Site icon Telegrafi

Klinika Zhan Mitrev është ura lidhëse e kujdesit mjekësor të lartë dhe profesionistëve me arsim të lartë të dedikuar ndaj pacientëve

Çfarë ju ka motivuar për të ndjekur neurokirurgjinë si specialitet?

Dr. Taushanov: Gjithmonë kam pasur interes për të ditur se si funksionojnë njerëzit dhe për një kohë të gjatë kam menduar se psikiatria do të jetë specialiteti im. Gjatë studimeve të mia për mjekësi, në vitin e 5-të pata mundësinë të asistoja në neurokirurgji dhe të shikoja në praktikë trurin dhe neuroanatominë e studiuar. Atëherë më lindi dëshira për të ndihmuar pacientët duke iu hequr një substrat patologjik që ua prish jetën e përditshme.

Çfarë ju tërhoqi për të punuar në Klinikën Zhan Mitrev dhe si ndikon kjo klinikë në zhvillimin tuaj profesional?

Dr. Taushanov: Mundësia për të punuar në një institucion mjekësor të njohur dhe mundësitë për të qenë pjesë e një ekipi në të cilin vazhdimisht investohet në njohuri. Nuk ndodh shpesh që institucioni ku punoni të inkurajojë zhvillimin tuaj profesional dhe t’ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet për të aktivizuar në maksimum potencialet tuaja për të ndihmuar pacientët.

Klinika Zhan Mitrev njihet për investimet e madha në stafin e saj për të mundësuar rritjen profesionale, duke ndjekur të gjitha trendet e reja teknologjike dhe shkencore të aplikuara në mjekësi, me anë të kongreseve, simpoziumeve dhe aktiviteteve të tjera shtesë. Kjo është pikërisht ajo që gjeta këtu dhe mendoj se kjo kontribuon në faktin se Klinika Zhan Mitrev është kombinimi perfekt i kujdesit të lartë mjekësor dhe profesionistëve me njohje/dije të larta dhe të përkushtuar ndaj pacientëve.

A ka programe mentorimi dhe trajnimi për mjekët e rinj në Klinikën Zhan Mitrev dhe cilat janë mundësitë tuaja për edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional brenda klinikës?

Dr. Taushanov: Klinika Zhan Mitrev punon sipas standardeve më të larta dhe ofron edukim të vazhdueshëm dhe përmirësim të aftësive neurokirurgjike, duke ofruar mundësinë për të punuar dhe mësuar nga specialistët më të mirë të neurokirurgjisë në Evropë.

Me hapjen e departamentit të ri të neurokirurgjisë, në mënyrë të pashmangshme do të pasojnë bashkëpunime me emra të njohur të kësaj fushe, që është një rritje e rëndësishme e ekspertizës sonë dhe pikërisht për këtë unë si drejtues i departamneti shoh një potencial të madh për zhvillim personal në të ardhmen, por edhe në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në vend. Një qasje e tillë është në funksion të qëllimit tone më të madh, që është ofrimi i zgjidhjeve superiore për pacientët.

Si i vlerësoni pajisjet dhe teknologjinë në Klinikën Zhan Mitrev për sa i përket ndërhyrjeve neurokirurgjikale dhe a ka ndonjë procedurë apo metodë specifike që përdoret në këtë klinikë që nuk është e ofrohet nga spitalet e tjera?

Dr. Taushanov: Spitali është i pajisur me teknologjinë më të fundit dhe gjithmonë përpiqet të sigurojë pajisje që do të ofrojnë rezultate më të mira për pacientët. Për momentin po fillojmë ndërhyrjet operative dhe pres që në një kohë të shkurtër të aplikojmë ndërhyrjet operative me teknika moderne me të cilat do të dallojmë nga klinikat e tjera. Tek ne, në çdo departament apo degë të mjekësisë, ndiqen metodat më të fundit teknologjike. Dhe kjo është arsyeja pse ne jemi një nga sistemet shëndetësore mjekësore më të pajisura dhe më gjithëpërfshirëse në rajon.

Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballen mjekët e rinj në Maqedoni, veçanërisht në specialitete si neurokirurgjia?

Dr. Taushanov: Përgjegjësitë e mëdha gjatë specializimit, orët e shumta në punë dhe gjetja e kohës për të studiuar. Menaxhimi i njëkohshëm i jetës private dhe familjare. Nëse do ti veçoja, më të vështirat kanë qenë orët e punës, të cilat shpesh ishin më shumë se 100 orë në javë, por është një sakrificë e tolerueshme për çdo jetë të shpëtuar.

Realizimi i potencialit profesional vijon nga kjo. Pasi ti keni kaluar të gjitha këto dhe keni investuar një pjesë të madhe të jetës suaj për të plotësuar veten si specialist që mund të ndihmojë pacientët, shumë mjekë të rinj përballen pengesa për realizimin profesional. Ky potencial duhet të njihet, të përdoret për të mirën e përbashkët dhe të rritet. Jo të gjitha qendrat shëndetësore private dhe publike e kanë këtë qasje. Dhe kjo është sfida më e madhe për mjekët e rinj.

A ka mundësi të mjaftueshme për zhvillim dhe avancim profesional në vend, apo mendoni se shumica e mjekëve të rinj janë të detyruar të kërkojnë punë jashtë vendit?

Dr. Taushanov: Ka mundësi të mjaftueshme për zhvillim dhe avancim profesional në vend, edhe pse qasja nuk është gjithmonë e lehtë dhe e disponueshme për të gjithë. Besoj se pikërisht kjo është arsyeja që shumë mjekë të rinj kërkojnë mundësi jashtë vendit dhe të përmbushin ambicien e tyre atje. Megjithatë, ka shumë shembuj të kolegëve që shkojnë jashtë vendit ku mësojnë nga specialistë të mirë dhe më pas kthehen për të përmirësuar nivelin e shëndetësisë, dhe këta anë një shembull pozitiv, njëri prej tyre është edhe doktor Zhan Mitrev.

Dr. Mihajllo Taushanov
Specialist në neurokirurgji

Exit mobile version