Site icon Telegrafi

Klinika që rregullon trupin e të punësuarve

Kjo ofertë është treguar shumë e suksesshme, ka thënë drejtori i kësaj klinike Jiri Schweitzer, i cili është vërshuar me kërkesa/aplikacione të shumta për punësim.

"Kam biseduar rreth kësaj gjëje me koleget e mia – dhe ato kanë shfaqur interesim të madh”, ka thënë Petra Kalivodova, e punësuar në këtë klinikë. Krahas saj, janë edhe shtatë motra të tjera medicinale që kanë shfrytëzuar këtë tretman – që për xhepin e tyre është pothuajse i paarritshëm.

Rregullimi i gjinjve në këtë klinikë kushton 2.823 euro, që është rrogë tremujore e një motre medicinale – ndërsa 1.880 euro kushton rregullimi i belit.

Fatkeqësisht, bonusi ka edhe anën negative: Ajo motër medicinale që njëanshëm shkëput kontratën, duhet t’i kthejë paratë e investuara në trupin e saj. Ndërsa, ato që pranojnë t’i përmbahen asaj, për tri vjet me radhë do të kenë mundësi t’i rregullojnë vijat e trupit të tyre.

Exit mobile version