Site icon Telegrafi

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve me drejtor të ri

Nga vendi i drejtorit të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve është larguar drejtoresha e deritanishme Aspazija Sofijanova dhe në vend të saj është emëruar Katerina Stavriq, konfirmoi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

‘Mendoj se ajo ishte zgjidhja më e mirë, është personalitet stabil, ëshë korrekte dhe është profesioniste e mirë’, tha Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç saj janë emëruar edhe nëntë emra tjerë në këto klinika: Instituti i Transfuziologjisë, Kirirgjisë Maksilofaciale, Kirurgjisë abdominale, si dhe drejtorët e spitaleve në Manastir, Kavadar, Veles, Kriva Pallankë, Kratovë dhe Vinicë.
Ministri Taravari nuk dha emra konkret të drejtorëve të rinj, duke thënë se kjo do të shpallet zyrtarisht nesër./Telegrafi/

Exit mobile version