Telegrafi

Klinika kineze “infektoi” pacientët

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua tha se policia ka arrestuar një kirurg në një klinikë në provincën Liaoning.

Zyrtarët e qytetit Donggang thanë se 120 pacientë, të cilët janë trajtuar në atë klinikë, janë duke u ekzaminuar dhe 95 nga ta i janë nënshtruar trajtimit të mëtejmë në spital, transmeton “Evropa e Lirë”.

Xinhua tha të martën se autoritetet vendore janë informuar se pacientët mund të jenë infektuar dhe çështja është ende duke u hetuar.

Virusi i hepatitit C, shkakton sëmundje të mëlçisë, që mund të variojë nga një formë e butë e sëmundjes që zgjat disa javë deri në një gjendje të rëndë, që mund të çojë në cirozë të mëlçisë ose kancer të mëlçisë. /Telegrafi/