Telegrafi

Klinika gjinekologjike: Shifrat e vdekshmërisë së foshnjeve keqinterpretohen

Klinika Gjinekologjike-Akusherike (KGJA) në Shkup ka mbajtur një konferencë shtypi, bën të ditur se shifrat që dalin nga kjo klinikë në publik, keqinterpretohen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mjeku Dragan Tanturovski thotë se vdekshmëria e foshnjeve është ulur në 8.5% në vitin 2015, krahasuar me 13% të vitit 2013. Sipas tij, statistikat dalin në bazë njëvjeçare dhe pesëvjeçare, e jo në bazë shtatëditore.

Tanturovski paralajmëroi zgjidhje juridike ndaj atyre që nxjerrin dokumente mjekësore nga spitali. Reagimi vjen pas publikimit të disa shifrave të vdekshmërisë së foshnjeve të porsalinura në Maqedoni./Telegrafi/