Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) sot do të bëhet dorëzim-pranimi i donacionit me aparatura oftalmologjike në vlerë 21 mijë euro nga “People in Need”, mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.
Pranimi i donacionit bëhet pas kryerjes së procedurave të nevojshme nga ana e komisionit për donacione.
Ceremonia e dorëzim- pranimit të donacionit bëhet në ora 11:30 në Klinikën e Syve. /Telegrafi/