Telegrafi

Klinika e Ortopedisë kryen 510 operacione më shumë se në vitin 2017

Klinika e Ortopedisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur dukshëm vëllimin e punës. Në 11 muajt e vitit 2017, ishin kryer 1662 operacione, përderisa këtë vit në të njëjtën periudhë, janë kryer 2172 operacione, pra 510 më shumë.

“Rritja e numrit të operacioneve është bërë falë angazhimit të stafit të ortopedëve, anesteziologëve dhe stafit tjetër shëndetësorë, pas vendimit të menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili ka caktuar ekip të anestezionit që është përgjegjës për anestezion për kujdestaritë e Klinikës se Ortopedisë.

Poashtu, është rritur numri i operacioneve tek rastet e protezave dhe ligamenteve, sepse është shkarkuar programi operator i ditës së rregullt.

Me hapjen dhe funksionalizimin e ambulancave të reja specialistike, ka përmirësim të kushteve të punës, është rritur edhe numri i shërbimeve ambulantore”, thuhet në njoftimin për media.

Shtimi i vëllimit të punës ka bërë që të rritet edhe numri i rasteve të operacioneve të protezave totale të kërdhokullës së gjurit dhe dhe ligamentoplastikës, për 52 raste më tepër, falë furnizimit të rregullt me implante nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ambulanca specialisitke të ortopedisë në 11 muajt e parë 2017, kishte gjithsej 15470 shërbime, kurse ne vitin 2018 janë kryer 25372 shërbime, 9902 më tepër. /Telegrafi/