Site icon Telegrafi

Klinika e ORL-së në QKUK i shpëton jetën fëmijës 17 muajsh

Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën e fëmijës E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve.

Në njoftim thuhet se në pranim, mjeku kujdestar i klinikës, konstaton gjendjen e rëndë të fëmijës dhe bënë përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, duke kompletuar fëmijën me analiza dhe konsulta pediatrike si dhe nga ana e anesteziologut.

Pasi është konstatuar gjendja e rënduar e fëmijës, e bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit, ishte konstatuar se njëri  krah mushkëror ishte jashtë funksionit është thirrur drejtori i Klinikës, i cili bashkë me ekipin kujdestar të anesteziologjisë realizojnë bronkosopkinë rigjide,  heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë).

“Procedura kaloi pa komplikime dhe fëmija gëzon shëndet të mirë”, thuhet në njoftim.

Pas radiografisë kontrolluese, shihet se është bërë rifunksionalizimi i mushkërive.

Fëmija pas këtij tretmani është lëshuar në shtëpi.

Sipas deklarimeve të prindërve, fëmija ka qenë në shtëpi, derisa ata po pinin çaj, ai ka marrë një farë kikiriku dhe ka futur në gojë, ku atë pastaj e ka  tërheqë rryma ajrore në mushkëri (bronke) dhe fëmija  ka përjetuar situatë të rëndë e është shoqëruar me cianozë (nxirje). /Telegrafi/

Exit mobile version