Nё Klinikën e Nefrologjisё tё Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2023, janё hospitalizuar 758 pacientё, ndërsa janё realizuar gjithsej 37 mijë 431 seanca tё hemodializës.
Gjithashtu, janё realizuar 4.242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror, 4.509 vizita brenda-hospitalore, 1.196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.
Janë ofruar 60.367 shërbime, duke përfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim penjve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent.
Ndryshe, Klinika e Nefrologjisë ofron shërbim 24-orёsh dhe nuk ka listё tё pritjes. /Telegrafi/