Telegrafi

Klinika e Gjinekologjisë bëhet me pajisjen intrauterine Levonorgestrel

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.

“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi i suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është i mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar”, ka theksuar Albiona Beselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.