Kujdesi shëndetësorë vazhdon të përmirësohet! Asgjë nuk është si më parë! Pacientët shërbehen më shpejtë, paguajnë më pak, kanë qasje te mjeku dhe kartela e tyre elektronike shëndetësore në çdo kohë dhe nga çdo pajisje – e krejt këto i mundëson Klinika Digjitale.
Ndërsa mjekët mund të shikojnë imazheritë e pacientëve nga klinika, shtëpia ose gjatë pushimeve nëse vërtetë dëshirojnë!
Qendra për Interpretim të imazherisë me CT, MRI dhe PET CT shënon një avancim të jashtëzakonshëm dhe lehtësim enorm për pacientët dhe mjekët kudo në botë.
Fundi i CD-ve dhe filmave të RTG
Qendra Digjitale heq nevojën që pacientët të bartin imazheritë e tyre te mjeku nëpërmjet CD-ve apo filmave të Rtg, të cilat janë të ndjeshme ndaj dëmtimit dhe mund të humbin lehtë. Tani, pacientët dhe mjekët mund të bëjnë transferimin, digjitalizimin dhe ruajtjen e imazherisë së tyre me CT, MRI dhe PET CT në kartelën elektronike apo profilin e tyre në Qendrën Digjitale.
Pacientët nga shtëpia apo mjekët nga QMF, spitalet rajonale, klinikat private, qendrat diagnostike apo kompanitë e sigurimit mund të ngarkojnë imazherinë me CT, Rezonancë Magnetike dhe PET CT. Radiologë të njohur kombëtarë dhe ndërkombëtarë do të bëjnë interpretimin e menjëhershëm dhe dërgojnë raportin te pacienti apo mjeku përkatës.
Qendra për Interpretimin e Imazherisë me CT, MRI dhe PET CT mundëson edhe:
– Qasjen në imazheritë nga pacienti dhe mjeku, në çdo kohë dhe nga çdo pajisje
– Ndarjen e imazherisë edhe me mjekët specialistë kudo në botë.
Klinika Digjitale është duke luajtur rol aktiv në zhvillimin e shërbimit digjital në Evropë, dhe duke instaluar një kulturë dhe shprehi të re për përdoruesit e saj. Softueri unik e bënë platformën tonë digjitale ndër më të avansuarat në industrinë e telemjekësisë duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më të afërta dhe më të lira për pacientët, pavarësisht distancës me mjekun ose spitalin e preferuar kudo në botë.
Qendra Digjitale për Interpretimin e Imazherisë me CT, Rezonancë Magnetike – MRI dhe PET CT është në shërbimin tuaj 24/7.
Ju vetëm ngarkoni – Ne Interpretojmë!