Klinika Digjitale ka kënaqësinë të përkrahë projektin nga anëtarët e Kosova’s Organization of Medical Students – KOMS.
Në kohën kur shërbimet mjekësore në institucionet shëndetësore janë të kufizuara, me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19, mjekët kujdestarë të Klinikës Digjitale do të ofrojnë konsultime falas për të gjithë qytetarët e Kosovës, katër ditë në javë, gjatë muajit dhjetor.
Për të ndihmuar pacientët dhe ekspozimin e panevojshëm të tyre në hapësirat spitalore, qytetarëve ju mundësojmë, konsultime FALAS me mjekë specialistë të fushave të ndryshme. Sot për ju shërbime falas do ofron Dr. Viola Gjylameti-Çavolli, Hematologia e njohur shqiptare.
E martë, 08.12.2020, ora 18:00-22:00, klikoni linkun dhe konsultohuni falas me Dr. Viola Gjylameti-Çavolli.